
ECS-Daikin Distributor

Adresa: Rruga Dritan Hoxha, Qendra Tregtare Ring Center, Tirane, Albania
kompanise
Përshkrimi
ECS eshte distributor i autorizuar nga Daikin për projketim, instalimin, mirëmbajtjen dhe shitjen e produkteve të kondicionimit . Shoqëria jonë është e specializuar në projektimin, furnizimin dhe instalimin e impianteve teknologjike dhe mekanike, impianteve të kondicionimit, ngrohjes dhe ventilimit, impianteve hidrosanitare dhe mbrojtjes nga zjarri, kontrolli dhe rregullimi i impianteve.
Eco Climate Solution sh.a. ushtron aktivitetin e saj me objekt ekzekutimin e instalimeve të impianteve teknologjike duke përfshirë si instalime mekanike ashtu edhe ato elektrike për aplikime civile apo industriale:
- Impiante kondicionimi, ngrohje dhe ventilimi;
- Impiante kondicionimi për ambjente sterile (salla operacioni, terapie intensive).
- Centrale termike dhe frigoriferike;
- Impiante hidrosanitare;
- Impiante për shpërndarjen, kontrollin e fluideve dhe për procese industriale;
- Impiante për mbrojtjen nga zjarri;
- Impiante për trajtimin e ujit ;
- Impiante të gazeve mjekësore;
- Impiante elektrike TM dhe TU;
- Impiante speciale: LAN & telefoni, alarme zjarri, CCTV, TV/SAT, impiante elektroakustike (fonie), impiante për kontrollin e hyrjeve,
- Sisteme rregullimi, kontrolli dhe automatizimi tv integruara (BMS)
Tipar dallues i strategjisë sonë të biznesit është rritja e vazhdueshme e kapaciteteve tona, ekspertizës teknike, zgjidhjet profesionale dhe inovative, cilësia e produkteve dhe mbështetja e plotë për klientët tanë duke ofruar një gamë të plotë shërbimesh dhe zgjidhje me celësa në dorë ku përfshihen:
- Projektimi dhe inxhinieringu;
- Furnizim me materiale dhe pajisje;
- Instalimi;
- Start-up, mirëmbajtje dhe suport pas shitjes;
Duke qenë një nga kompanitë më aktive në tregun shqiptar ne kemi ekzekutuar projekte të rëndësishme si për nga volumi i punimeve ashtu edhe nga kompleksiteti tekniko –inxhinierik, standartet dhe cilësia. Klientët tanë janë investitorë shqiptarë dhe tv huaj, ndërsa gama e veprave të realizuara përfshin objekte civile, rezidenca, spitale, hotele, qendra biznesi deri tek objektet dhe impiantet industriale. Produktet dhe pajisjet që në përdorim janë të markave prestigjoze, produkte tv certifikuara CE, tv padëmshme për ambjentin, me eficencë të lartë dhe kosto operimi të reduktuara. Eco Climate Solution sh.a. është distributor i autorizuar i DAIKIN që prej vitit 2012.
Çfarë ofron
Daikin është i njohur në të gjithë botën, dhe kjo bazohet në përvojën pothuajse 90 vjeçare në prodhimin e suksesshëm të pajisjeve të cilësisë së lartë për kondicionimin e ajrit, të cilat përdoren në ambiente industriale, tregtare dhe banimi dhe 55 vjet si lider në teknologjinë e pompës ngrohëse.
Cilësia e Daikin
Cilësia aq e lakmuar e Daikin e ka burimin thjesht nga vëmendja e madhe që i kushtohet dizajnit, prodhimit dhe testimit, si dhe mbështetja pas shitjeve. Për këtë qëllim, çdo komponent përzgjidhet me kujdes dhe testohet me rigorozitet për të kontrolluar ndikimin e tij në cilësinë dhe besueshmërinë e produktit.
Komoditet në shtëpi gjatë gjithë vitit
I gjithë qëllimi i kontrollit total të klimës është sigurimi i një mjedisi optimal jetese gjatë gjithë vitit dhe Daikin janë ekspertë për përshtatjen e zgjidhjeve për të arritur këtë. Pavarësisht nëse bëhet fjalë për një dhomë të vetme apo për një shtëpi të tërë, sistemi ynë i shumëfishtë, me teknologjitë e tij lider në treg të inverterit dhe pompës ngrohëse, mund të përshtatet për të prodhuar rezultatin e duhur. Njësitë tona të brendshme janë projektuar për instalim të lehtë dhe përdorim minimal të hapësirës dhe ato mund t'i përshtaten edhe dekorit. Ne madje ofrojmë një zgjidhje që kombinon ajrin e kondicionuar me ventilimin dhe lagështimin për një komoditet të përkryer.
Mirembajtje
Stafi jone do të bëjë të mundur që shqetësimet tuaja për sistemin e kondcionimit të jenë thjesht e kaluara. Falë trajmineve të herëpashershme që stafi jonë realizon në degën qendrore të Daikin Europe bëhet e mundur zgjidhja e cdo problemi që ju keni. Telefononi tani për një shërbim perfekt.
Shërbime

Sisteme kondicionimi, ventilimi per banka,lokale,restorante

Sisteme ngrohje per shtepi Daikin

Kondicionim Split Daikin

Panele diellore Daikin

Kolektore per ujin e ngrohte Daikin

Rezervuare per ujin e ngrohte

Konvektore per pompat ngrohese Daikin

Njesi te brendshme VRV Daikin

Njesi te jashtme Daikin

Njesi te fshehura ne tavan Daikin

Sisteme te jashtme VRV IV Daikin

Sisteme Chiller, Fankoil per perdorim industrial dhe rezidencial

Aksesore per sisteme Daikin

Mirmbajte per kondicionere Daikin

Servis dhe Riparime per sisteme kondicionimi Daikin

Furnizim me materiale dhe pajisje

Instalim i sistemeve te kondicionimit

Kondicionere Perfera per banesa dhe ambiente pune

Kondicionere tavanore per hapesira te medha

Projektim i sistemeve dhe inxhinierigu
Katalogu

Punë të kryera

Tirana Ring Center

Banka Credins

10 vila luksoze Rolling Hills

10 Vila Luksoze Lunder

Universiteti Mesdhetar

Mektrin Motors

Poliklinika Gjermane

Resort Kerculla

Mega Pharm

Hvac Daikin, Tirane

Miramar Hotel, Shengjin Lezhe Albania

Nassu Hotel

Sisteme ngrohje ftohje ekologjike

Vrv Daikin

Vrv IV Dhermi, Vlore Albania

Chiller, Durres

Genius Lab, Tirane

Multi Split per banese, Tirane

Palase, Dhermi

Punime ne Tirane

San Pietro Hotel and Residences

Hani i Elbasanit ne Korce

Kolegji profesional i Tiranes

Kryeministria, Tirane

Luxury Hotel, Ksamil

Rotonda Trade Center, Durres

Spitali Amavita